Deputeti Selami Jenisheri, ishte i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ku ka folur rreth Zgjedhjeve të 25 Prillit. Partia që ai drejton, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve, u nda me vota të papërfillshme në këto zgjedhje. Por sipas Jenisherit, ky rezultat krejtësisht i dobët, erdhi për shkak se partia e tij ka bojkotuar zgjedhjet.
Mes të tjerash, Jenishehri u shpreh se bojkoti i zgjedhjeve prej tij, erdhi për shkak se ishin të paligjshme kur u vendos të mos votonin emigrantët. Jenisheri shprehet se i ka bërë thirrje Ilirjan Celibashit për votën e emigrantëve, ndërsa i ka kërkuar Presidentit Ilir Meta, që të shtyjë zgjedhjet, por sipas tij këta të fundit nuk kanë reaguar. Për këtë arsye, Jenisheri thotë se Presidenti dhe kreu i KQZ, do të shkojnë në burg.
“Nuk kam punë unë as me PD as me PS. Unë kam bërë koalicion me Partinë Demokratike. Këtë radhë kam bojkotuar zgjedhjet se ishin të paligjshme. Me 23 Mars ishte seanca ku merrnim një muaj për fushatë. Taulant Balla doli dhe tha se nuk mund të votojnë emigrantët. Unë i thashë ça flet? Se ai e vuri aty atë ligj. Si doni me lënë 1 milion e 700 mijë vetë. Ai bënte se nuk dëgjonte. Filloi fushata, por këto nuk bënin procedurat. Celibashit i bëra kërkesë, se po u bënin të paligjshme”.
“Kur erdhi data 21 i bëj letër Presidentit i them dekreto shtyrjen e zgjedhjeve. Se emigrantët do votojnë atje ku janë, atëherë t’i shtyjmë zgjedhjet. Celibashi nuk i ka detyrat për të shtyrë zgjedhjet. Presidentit i bashkëngjita kërkesën e Celibashit dhe të gjitha. Ato të dy nuk e kryen detyrën. E shkelën detyrën. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës. Do merrnin pjesë emigrantët”.
“13 thonë këta por nuk është e vërtetë. Unë nuk shkova në zgjedhje. Po ta shpjegoj vetë se ka pensionista që i kemi afër dhe që lobojnë për partinë. Kam taku disa prej tyre se më thonë na e bëj hallall se kanë ardhë “patrashonistët”, dhe na dhanë 500 mijë lekë. Ata më thonë se po shkoj në Durrës me ato lekë. Po i vjedhin. I kanë shit votat. Janë pa bukë pensionistët. Unë jam deputet dhe e kam detyrë.” tha Jenisheri.