130 euro në muaj nuk je i varfër/ Strazimiri: Qeveria thotë mjeft e keni

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas deklaratave te Ministres së Financave se shqiptarët mund të jetojnë dhe me 5.5 dollarë në ditë.“Dje ministrja konfirmoi se për këtë qeveri, nëse jeton me 5.5 dollarë në ditë, nuk quhesh i varfër…”

“Ky nuk është halli por është standardi i kësaj qeveri “socialiste”…”, shkruan ish deputeti.

Ja postimi i plotë:

Nuk ka lidhje me luftën, “tallonin” kanë standard!

41.5% e shqiptarëve zyrtarisht jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë!

Nëse i shton edhe 30 % që e arrijnë nivelin 5.5 dollarë në ditë apo pak më sipër, bëjnë jo më pak se 71% e shqiptarëve!

Kjo është situata e xhepit të shqiptarëve përpara se “të fillonte lufta në Ukrainë”…

Dje ministrja konfirmoi se për këtë qeveri, nëse jeton me 5.5 dollarë në ditë, nuk quhesh i varfër…

Ky nuk është halli por është standardi i kësaj qeveri “socialiste”…

Nuk është për shkak të luftës e as për shkak të tregjeve botërore të naftës, drithrave apo energjisë… kështu ka qenë …

Shpikjet e tipit “çajmë rrethimin e egër…”, “çajmë bllokadën”, “solidarizohemi me popullin e Vitenamit”, nuk kanë lidhje me Ukrainën e as me luftën…

Thjesht qeveria mendon se me 5.5 – 6 dollarë në ditë jetoni pa varfëri… mjaft e keni…

Më “sociale”, “euro-atlantike”, “integruese” se kaq nuk mund të jetë një qeveri sovjetikësh… brezi i tretë!

Zjarr Tv Ad