130 mijë USD – Si e financon Rilindja biznesin privat të Zana Çelës

0
1077
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fondet që ka përfituar në dy vite OJF-ja private e drejtoreshës së TKOB-së Zana Çela, janë të barabarta me buxhetin vjetor të institucionit që ajo drejton.

Janë përllogaritur të dhënat e publikuara nga OpenData, shifrat tregojnë se zonja Çela ka përfituar çdo vit rreth 35 mijë dollarë vetëm nga Bashkia e Tiranës për organizimin e festivalit ‘Marie Kraja’.

Këtë festival zonja Çela e organizon nëpërmjet OJF-së së kontrolluar prej saj të quajtur ‘Kulture Media Art’.

Por financimi për festivalin ‘Marie Kraja’ ka vijuar dhe nga ana e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Nga kjo agjensi vetëm për vitin 2014 Zana Çela me shoqatën e saj është financuar rreth 28 mijë dollarë ( një fond i madh ky në emër të “shoqërise civile), ndërsa në periudhën 2015-2016 i janë akorduar 45 mijë dollarë të tjera nga e njëjta agjenci.

Po kaq bujare rezulton dhe Ministria e Kulturës duke i dhënë rreth 23 mijë dollarë në 2 vite për të njëjtin festival.Për vitin 2016 Bashkia e Tiranës ka akorduar dhe 15 mijë dollarë të tjera.

Në harkun kohor të një viti e gjysmë  OJF-ja private e zonjës Zana Çela ka  përfituar  rreth 130 mijë dollarë nga fondet publike.

Kjo shumë është e barabartë me buxhetin vjetor të Teatrit të Operas dhe Baletit, institucion publik në të cilin zonja Çela është drejtoreshë.

Edicioni i fundit i festivalit ‘Marie Kraja’ ishte edhe më i dyshimtë sepse ky festival u organizua në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Gjasat janë për një konflikt interesi sepse drejtuesi i institucionit s’mund të bëjë festivalet e veta.

Duke shfrytëzuar sopranon Inva Mula, Zana Çela u përpoq të dukej sikur nuk kishte marrëdhënie në këtë aktivitet privat, por OJF-ja që ka marrë financimin për aktivitetin është themeluar nga zonja Çela dhe kontrollohet prej saj.

Është interesante se si në një festival ku konkurrentët vijnë falas dhe  ku në rastin e  fundit u shfrytëzua infrastruktura e Operas ( ku Zana Cela është njëkohësisht drejtoreshë) merr të tilla fonde si shoqëri civile apo nga Bashkia e Tiranës.

Zonja Çela ka qenë gjithmonë e lidhur me Ramën si ministër Kulture dhe si kryetar bashkie. Ajo u largua dikur nga Teatri i Operas duke e lënë institucionin në gjyqe me artistët për shkak të pushimeve nga puna.

Zjarr Tv Ad