Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi mos lejimin e kandimit të gjyqtares Regleta Panajoti, për vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi u mor sot (17 gusht), gjatë mbledhjes së rradhës.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi:
‘’1. Shfuqizimin e vendimit nr.75, datë 24.07.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për lejimin e kandidimit të kandidatës:
·Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019.
1.1 Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:
·Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019.
2.Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:
·Regleta Panajoti, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019’’, thuhet në njoftim.
Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, si dhe përfaqësuesja e Presidentit të Republikës. Nuk mori pjesë në këtë mbledhje Avokati i Popullit apo subjektet e tjera.
Regelta panajoti dha doreheqjen si magjistrate teska po kalonte në sitën e vttingut.