14 maji/ “Bëhuni racional”, Rolad Bejko fton qytetarët dhe del me thirrjen e fundit: Më votoni mua, mos u hutoni nga ata që strehohen te Meta

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm 24 orë na ndajnë nga data e nisjes zyrtarisht të fushatave zgjedhore për 14 majit.

Kandidati për Bashkinë Tiranë, Ronald Bejko u ka kërkuar besnikëve demokratë të jenë racional. Ai u ka kërkuar demokratëve dhe qytetarëve të mos hutohen nga ata që strehohen në partitë e majta.

“Qëllimi im kryesor është bashkëpunimi me mendjet më të mira që ka Tirana në këto fusha, duke profilizuar një program të djathtë, me identitet të djathtë.

Kjo fushate nuk do jetë e vështirë për mua, do jetë e lehtë. Stili më i mirë është të shkosh derë më derë. Por kjo s’do të thotë se do lëmë pjesë të tjera të Tiranës edhe pse koha na kufizon. Ata që e quajnë veten të djathtë të votojnë, të mos hutohen nga ata që dikur ishin të djathtë po sot janë strehuar tek e djathta. E kam fjalën për koalicionin në të cilin një pjesë e mirë e demokratëve janë strehuar në ombrellën politike të Ilir Metës. Vota, shkon tek Meta. Kështu që, i ftoj demokratët të jenë racional.”- tha Bejko.

Zjarr Tv Ad