14 Truke Kompjuteri që Kursejnë Kohë

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ctrl + T hap një skedë të re

Kur punoni shumë në kompjuterin tuaj dhe shfletuesi juaj i internetit është numri një për ju, hapja e skedave të reja është një veprim që ju bëni herë të panumërta gjatë ditës. Në vend që ta bëni manualisht me mouse, thjesht shtypni “ctrl” dhe shkronjën T dhe një skedë e re do të hapet.

Nëse po përdorni një MacBook, do të shtypni “command” në vend të “ctrl.”

Pyetni Google për ndonjë problem me të cilin po ballafaqoheni para se të shkoni te një ekspert i PC-së.

Shumica e problemeve të IT janë çështje të thjeshta që mund të zgjidhen lehtësisht duke ndjekur disa hapa. Megjithatë, shumica e njerëzve tremben kur ndodh ndonjë gjë që nuk shkon dhe drejtohen për tek eksperti më i afërt i PC-së.

Vetëm mos harroni ta merrni me qetësi. Ju mund ta shkruani problemin tuaj në shiritin e kërkimit të Google dhe të lexoni atë që Microsoft ose forumet e ndryshme të teknologjisë duhet t’ju tregojnë. Ju ndoshta do të gjeni zgjidhjen atje dhe nuk do të duhet të shpenzoni para për një ekspert.

Për këmbimin valutor , përdorni shiritin e kërkimit të Google në vend të një makine llogaritëse.

Kush ka nevojë për makinë llogaritëse kur ke diçka të çmuar si Google? Nëse jeni duke udhëtuar jashtë vendit dhe keni nevojë të shihni se sa para do të merrni në shkëmbim, thjesht mund të shkruani shumën e parave dhe monedhave të vendit ku po udhëtoni.

Thjeshtë “100 dollarë në euro” do të jetë e mjaftueshme për të mësuar se sa do të fitoni ose humbni nga shkëmbimi.

Një bateri laptopi karikohet më shpejt kur aktivizoni modalitetin e aeroplanit.

Kur kompjuteri juaj është në modalitetin e aeroplanit do të thotë se shumë veçori, si Wi-Fi dhe Bluetooth, janë të çaktivizuara. Kjo heq pak presion nga bateria dhe lejon karikimin e saj më shpejt se sa nëse funksionon normalisht.

Prisni të shihni laptopin tuaj të karikuar plotësisht 10-15 minuta më shpejt.

Shkarkoni automatikisht çdo imazh të Google duke shtypur Alt dhe duke klikuar mbi të.

Shumica e njerëzve klikojnë me të djathtën në imazhe dhe zgjedhin opsionin “save”, por ka një mënyrë shumë më të lehtë dhe më të shpejtë për të shkarkuar një foto në kompjuterin tuaj.

Ju thjesht mund të shtyni “alt” dhe pastaj klikoni mbi një imazh dhe do të ruhet automatikisht në kompjuterin tuaj në dosjen tuaj të shkarkimeve.

Në një MacBook ju mund të shtypni control dhe pastaj të klikoni mbi imazhin, atëherë ju do t’ju jepet një menu ku mund të zgjidhni Copy Image.

Fshihni adresën tuaj IP në mënyrë që askush të mos shohë atë që po bëni.

 

Ka mënyra të ndryshme që mund të fshehin adresën tuaj IP dhe ta bëni shfletimin tuaj të padukshëm. Para së gjithash, ju duhet të instaloni një VPN të mirë në shfletuesin tuaj të internetit në mënyrë që të ndryshojë vendndodhjen tuaj reale.

Pastaj, ju mund të shkarkoni PeerBlock, i cili gjithashtu fsheh adresën tuaj dhe ju jep mundësinë për të bërë çfarë të doni pa e ditur askush.

Shkarkoni “f.lux” për të bërë që ndriçimi i ekranit të kompjuterit t’i përshtatet automatikisht mjedisit përreth.

Ka shumë prej jush që punojnë në kompjuter në mjedise të ndryshme dhe e dinë se sa e vështirë është të jesh në një hapësirë të errët me një ekran me shumë ndriçim.

Shumica e kompjuterave e kanë modalitetin që rregullon ndriçimin gjatë natës. Gjithashtu mund të shkarkoni dhe instaloni f.lux, i cili automatikisht rregullon ndriçimin e ekranit bazuar në çdo mjedis që është vendosur. Është një alternativë e mirë nëse modaliteti i ndryshimit të natës nuk është i kënaqshëm për ju.

Një desktop i pastër do të thotë një kompjuter më i shpejtë.

Nëse keni probleme me shpejtësinë e kompjuterit tuaj, mund të jetë fakti që desktopi juaj është plot me ikona. Në vend që të keni një dosje për çdo gjë të vogël në desktop, mund të krijoni një dosje dhe të organizoni gjithçka aty.

Më pas vendosni të gjitha aplikacionet tuaja në shiritin e detyrës dhe sektopi do të mbetet pothuajse bosh. Ky veprim do të maksimizojë menjëherë shpejtësinë e kompjuterit tuaj.

Gjeni se kush po vjedh Wi-Fi-n tuaj.

A nuk është e bezdisshme kur lidhja juaj është e ngadaltë sepse dikush tjetër po përfiton nga Wi-Fi juaj? Nëse nuk dëshironi vetëm të ndryshoni fjalëkalimin tuaj, por edhe të gjeni se kush është hajduti (ose hajdutët), atëherë mund ta shkarkoni Who Is on My Wi-Fi dhe mbase të përballeni me to.

Nuk ka asgjë më të turpshme sesa t’i thuash dikujt që e di se ata kanë vjedhur prej jush.

Ju mund të rikuperoni skedarët e fshirë edhe nëse e keni zbrazur koshin e riciklimit.

Zhdukja e skedarëve dhe pastaj zbrazja e koshit të riciklimit mund të jetë shumë acaruese, pasi mund të kuptoni më pas se në atë grumbull ka pasur një skedar që ju nevojitet vërtet.

Çfarë mund të bëni është të shkarkoni Recuva, i cili është programi që rimerr skedarët e fshirë përgjithmonë. Ju vetëm zgjidhni atë lloj skedari që kërkoni dhe programi kërkon gjithçka për ju. Nëse ka kaluar një kohë e gjatë që kur keni fshirë një skedar, është e mundur që programi të mos jetë në gjendje ta gjejë atë.

Nëse vëreni këto shenja, kompjuteri juaj është hakuar.

Miliona njerëz hakohen çdo ditë dhe ju mund të jeni një prej tyre. Duke parë se antivirusi juaj është i fikur është një nga shenjat e para serioze. Gjithashtu, kur përpiqeni të hyni në kompjuterin tuaj dhe papritmas fjalëkalimi juaj nuk funksionon, ky është një tjetër tregues serioz se diçka nuk shkon.

Së fundi, një shenjë e sigurtë që ju jeni hakuar është nëse shihni kursorin tuaj të lëvizë vete. Në këtë rast, dërgojeni laptopin tuaj te një ekspert dhe përpiquni ta zgjidhni çështjen.

Windows + C ju mundëson të filloni të bisedoni me Cortana.

 

Për përdoruesit që kanë blerë laptopë Microsoft ose përdorin PC me versionin më të fundit të Windows 10, Cortana është personi dixhital që mund t’ju udhëheqë me çdo gjë që ju nevojitet.

Nëse nuk dini si të kryeni një veprim të caktuar ose jeni të mërzitur nga përdorimi i mouse-it, mund të shtypni “windows” dhe shkronjën C dhe t’i kërkoni Cortanës çdo gjë që dëshironi.

Ajo do t’ju bëjë pyetje në mënyrë që t’ju drejtojë tek veprimi që ju nevojitet të kryeni Nëse jeni duke përdorur një MacBook, do të duhet të shtypni “command” dhe pastaj tastin e hapësirës në mënyrë që të filloni të bisedoni me Siri.

Ctrl + Q mbyll shfletuesin tuaj të internetit.

 

 

Një tjetër mënyrë e shpejtë dhe jashtëzakonisht e dobishme është ajo që ju nxjerr nga shfletuesi juaj i internetit. Në këtë rast shtypni “ctrl” dhe pastaj shkronjën Q. Edhe një herë, nëse përdorni MacBook ju duhet të shtypni “command” në vend të butonit “ctrl”. Në këtë mënyrë gjithçka ndodh pak më shpejt.

Ctrl + I e kthen stilin e tekstit në germa kursive.

Kur kombinon tastin “ctrl” dhe shkronjën I ka gjëra të ndryshme që mund të ndodhin në një total prej 147 programesh të ndryshme. Sidoqoftë, përdorimi më i zakonshëm është që teksti të kthehet në Word dhe në programe të tjera të redaktimit të tekstit nga stili normal në italik.

E gjithë ajo që duhet të bëni është të theksoni fjalën ose fjalët që dëshironi dhe shtypni 2 tastet. Për përdoruesit e Mac, duhet të shtypni tastin e komandës dhe pastaj shkronjën I për të kryer të njëjtin veprim.

 

 

 

Zjarr Tv Ad