15, 16 apo 27? Paloka informacion të ri për datën kur do protestojë opozita, jep edhe një koment për Çakon

0
530
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Paloka, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka dhënë disa detaje të reja lidhur me datën e zhvillimit të protestës që opozita ka paralajmëruar.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se do të ketë një seri protestash deri në rrëzimin e Edi Ramës, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha tha se nisja e tyre do të komunikohet nesër.

Paloka tha se do të jetë pas datës 20 dhe ngurrimi për ta thënë me siguri vjen nga fakti se janë duke u koordinuar strukturat e partive.

‘Do jetë pas datës 20, sepse duhen konsoliduar strukturat. Me shumë gjasë data 27 janar.’, tha Paloka te ‘”News 24’’.

Paloka komentoi edhe shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako, duke qenë në të njëjtën linjë me Bashën se është ‘Koka e turkut’, ndërsa kupola e drogës është Rama.

‘Shkon i buzëqeshur…për t’u shkarkuar’, serioziteti i Palokës për foton ‘’Bye-Bye’ të Çakos, vërtet që tingëlloi ironike.

hakicakopafshim

Zjarr Tv Ad