Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka qenë një moment i trishtë për Papa Françeskun i cili ka shpërthyer në lot pasi një vajzë i sëmurë me kancer, ka kënduar për të “Ave Maria”. Ngjarja ndodhi ndërsa Ati i Shenjtë ishte duke vizituar një spital pediatrik në Meksikë.

Gjatë vizitës, Papa puthi çdo fëmijë dhe ndihmoi infermieret të shpërndanin ilaçet. Por një prej pacientëve do ta bënte të paharrueshme vizitën e tij atje, duke kënduar një version të këngës së famshme.
Vajza e cila përloti Papa Françeskun është 15 – vjeçarja Alexia Garduno e diagnostikuar me kancer kocke.

Zëri i saj emocionoi doktorë, prindër dhe përfaqësues të kishës që ishin të pranishëm.
Papa Françesku do të udhëtojë sot në vende të tjera të varfra të Meksikos për të mbajtur Meshën dhe për të shpërndarë frymën e besimit dhe të shpresës.

Zjarr Tv Ad