16 VIDEO përgjimet e Bild, Prela ankohet: Na prishën imazhin e Prokurorisë

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas bërjes publike të video përgjimeve të gazetës Bild, ka reaguar kryeprokurorja e krimeve të Rënda, Donika Prela.
Me një njoftim për media, Prela ankohet se bërja publike e përgjimeve ka prishur imazhin e prokurorisë.
Në njoftim thuhet, se është duke u hetuar për të zbuluar njerëzit që i kanë nxjerrë video përgjimet.
Deklarata e plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë
Tiranë, më datë 17.06.2019
NJOFTIM
Nisur nga publikimet audio te bera sot me date 17.06.2019 ne gazeten gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të ‘Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete’ të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal.
Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.
Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cënuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit.
DREJTUESI I PROKURORISË
DONIKA PRELA

Zjarr Tv Ad