Në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja A. M., 45 vjeçe, banuese në Fier, ka kallëzuar se vajza e saj, 16-vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Policia njofton se po punohet për gjetjen e saj.
Njoftimi/ DVP Fier
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. Dh., 56 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka prenotuar bileta udhëtimi, nëpërmjet telefonit, në një agjenci turistike dhe nuk ka kryer pagesën për këtë shërbim.
Në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja A. M., 45 vjeçe, banuese në Fier, ka kallëzuar se vajza e saj, 16-vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.