17 vite burg për Francesco Becchettin! Vjen reagimi i parë nga prokurori holandez

0
750
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokurori holandez Ben Swagerman, i cili ka asistuar në çështjen e Francceso Becchettit deklaroi për mediat se drejtësia u bë. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, ai tha se nuk mund të fliste më shumë për këtë çështje.

“Drejtësia u bë, nuk mund të them gjë tjetër”, tha Prokurori për Report Tv.

Kujtojmë se ai u dënua me 17 vite burg pasi akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar. Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Bashkëpunëtorin e tij italian Mauro De Renzis u dënua me 16 vite burg  për “Falsifikim të dokumenteve”, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Krijimi i skemave mashtruese”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Zjarr Tv Ad