17 vjetori i LSI/ Flet Luan Rama: Është koha për t’u ringritur, jo për të pritur! Të rriturit duhet të hapin krahun për të rinjtë…

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luan Rama, i tërhequr nga çdo post dhe përgjegjësi në LSI, shkruan sot për 17 vjetorin e themelimit të kësaj force politike. Rama thotë se tashmë është koha që kjo parti të ringrihet dhe të rriturit që kanë hyrë aty kur ishin të rinj, duhet “të hapin krahun”.

“Vitet ikin në rendin e tyre, kohët ndryshojnë e bashkë me kohët, ndryshojnë edhe brezat. Të rinjtë rriten e më të rriturit duhet të kuptojnë se të tjerë të rinj, duhet të vijnë”, shkruan Luan Rama.

Mesazhi i Luan Ramës:

7 vjet prej themelimit të LSI-së:

KOHA PËR T’U RINGRITUR. Vitet ikin në rendin e tyre, kohët ndryshojnë e bashkë me kohët, ndryshojnë edhe brezat. Të rinjtë rriten e më të rriturit duhet të kuptojnë se të tjerë të rinj duhet të vijnë. LSI lindi si shpresë, lindi si besim, lindi si ndryshim. Lindi për të qenë lëvizje. Është koha për t’u ringritur, nuk është kohë për të pritur!

Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri. LSI duhet të bëhet kauzë e të rinjve, të bëhet shtëpia e tyre. Ashtu siç thotë Migjeni, me vrull të ri, “dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni për një ide të re”.

Zjarr Tv Ad