1726 Kosovare në Kosovë

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deri më tash afër 2 mijë qytetarë të Kosovës fëmijët e tyre i kanë pagëzuar me emra që kanë lidhshmëri me emrin “Kosovë”. Sipas ASK-së del se në Kosovë janë 1726 persona me emrin “Kosovare” dhe 125 të atillë me emrin “Kosovar”, shkruan Gazeta “Zëri”.  Gëzimin se i kishte lindur vajzë, më 1986-n, Mustafë Ukshini, nga Gjakova, kishte vendosur ta shprehte nëpërmjet emrit që do t’ia linte së bijës, emër ky i cili do të lidhej direkt me emrin e vendit të tij, Kosovës. E lindur në Gjakovë, Kosovare Ukshini është njëra prej rreth dy mijë kosovareve që jetojnë në Kosovë. Ndonëse ndihet e lumtur për emrin që mban, Ukshini thotë se ka pasur raste të atilla kur ka menduar që emri i saj të ishte Shqiptare, në mënyrë që të lidhej me të gjithë shqiptarët e të gjitha trojeve. “Ka pasur raste kur kam menduar për emrin tim. Varësisht nga mosha, kam menduar edhe për emra të tjerë, siç është Afërdita, e nxitur prej librit ‘Afërdita përsëri në fshat’, por ndjenja mbaroi kur fillova të lexoj një libër tjetër. Ka pasur raste kur kam menduar sikur ta kisha emrin Shqiptare, i cili do të ishte një emër i mirë me kuptim të njëjtë siç është ai Kosovare, por atë nuk do ta kisha dhuratë nga babai”, thotë Ukshini . Megjithëkëtë, Kosovarja tregon se emrin e saj e do më shumë se çdo gjë. Kjo pasi që ky emër ngërthen në vete dy dashuritë e saj, vendin dhe të atin, i cili qysh në ditën e lindjes ia bëri dhuratën më të çmueshme asaj, duke e pagëzuar me emrin e shtetit ku jeton, me emrin Kosovare.

 

Zjarr Tv Ad