18 miliard lekë për vitin 2019, PD e LSI miratojnë buxhetin në Lezhë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Lezhës ka në dispozicion 18 miliard lekë për vitin 2019 për investime e shpenzime të tjera.

Bashkimi i Votave PD-LSI dhe i partive të tjera të vogla miratoi buxhetin e Bashkisë Lezhë për vitin 2019, ndërsa socialistët bojkotuan.  Buxheti shkon në 18 miliard lekë, ku 1 miliard është parashikuar për shlyerjen e borxheve të vjetra.

Buxheti u miratua në Këshillin Bashkiak me 27 vota të këshilltarëve të koalicionit PD, LSI e partive të tjera dhe në mungesë të socialistëve.

Bashkia Lezhë bëri me dije se këtë vit ka ulje të taksave dhe tarifave vendore në masën 15 deri në 25%. Ndërsa 1 miliardë lek do të shkojnë për shlyerjen e borxheve të vjetra.

Nënkryetarja e bashkisë, Alfrida Marku e cilësoi votimin, fitore të interesit qytetar, duke thumbuar socialistët që sipas saj tentuan të bllokojnë buxhetin.

Alfrida Marku: “Të veprojë në emër të të gjithë komunitetit dhe jo vetëm në emër të interesave shpeshherë jo të pastra politike.”

Buxheti i Bashkisë Lezhë këtë vit i dedikohet mbi të gjitha infrastrukturës, ku janë parashikuar ndërhyrje në qytet si dhe në të gjitha njësitë administrative.

Zjarr Tv Ad