18- vjeçari që akuzohet se plagosi policen, tregon dorën e fashur në seancën e gjyqit

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

18- vjeçari Dorjan Dobraj i cili akuzohet për pagosjen e efektives Ina Muka  me kapsollë ka dalë sot para trupës gjykuese për tu njohur me masën e sigurisë.

I riu është shoqëruar nga togat e zeza për në sallën e gjyqit, nëpërmjet xhamit 18-vjeçari ka treguar dorën e fashuar, ku i riu pretendon se policia e ka dhunuar për tu hakmarrë, për dëmtimin që ky i fundit i ka sjellë policës 24-vjeçare.

Dobraj u arrestua me 23nëntor një ditë pas protestës para parlamentit. Ne dëshminë e tij ai ka mohuar që të ketë hedhur kapsolla në drejtim të policisë.

“Theksoj se kam pasur vetëm tre kapsolla të cilat i kam ndezur dhe i kam hedhur në drejtim të llamarinave që rrethojnë namazjan që po ndërtohet. Ka pasur një moment që disa punonjës të policisë kanë dashur të më ndalonin në protestën e mësipërme dhe unë nuk kam pranuar të më fusnin në makinë duke e konsideruar veprimin e tyre të padrejtë. Ndërkohë mes nesh kanë ndërhyrë disa persona të tjerë dhe vetëm e kam gjendur veten në turmë dhe kam ikur me vrap. Rreth orës 19:30 të datës 23.11.2018 ka ardhur babai im, shtetasi Viktor Drobaj dhe pasi ka biseduar me avokatin jemi nisur për t’u dorëzuar në Komisariatin e Policisë nr.3, sa jam larguar nga banesa që unë kisha qëndruar, kanë ardhur forcat e policisë më kanë vënë pistoletën në kokë duke m’u prezantuar si punonjës policie pasi më kanë futur në makinë kanë ushtruar dhunë ndaj meje në të gjitha format dhe duke më sharë gjatë gjithë rrugës deri kur kemi përfunduar në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Në ambientet e Drejtorisë Tiranë sjelljet kanë qenë korrekte dhe nuk është ushtruar asnjë dhunë”, thuhej në dëshminë e tij në polici

 

Zjarr Tv Ad