1,800 delegatë nga gjithë Shqipëria mblidhen nesër në Tiranë për Kuvendin e PD, çfarë pritet të ndodhë për Kryetarin dhe organet e Partisë

0
469
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike, grupimi që mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha dhe është quajtur Komisioni i Rithemelimit, do të mbajë nesër Kuvendin Kombëtar. 1,800 delegatë nga gjithë Shqipëria pritet të vijnë në kryeqytet për të marrë pjesë në këtë event të rëndësishëm.

Punimet do të nisin në orën 10.00 dhe pjesëmarrës do të jenë delegatë të zgjedhur nga të gjitha degët e PD në vend. Pjesëmarrës do të jenë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar, delegatët e rinisë dhe ata të forumit të gruas, mëson gazetari Osman Stafa.

Ky Kuvend pritet që të vendosë edhe mbi datën e re në të cilën anëtarësia do të thirret për të zgjidhur kryetarin e ri të demokratëve. Prej javësh, demokratët janë përfshirë në një proces të rinovimit të institucioneve në bazë, që duhet të përfundojë deri në Kuvendin e 30 prillit.

Në të gjitha degët e Partisë Demokratike janë zhvilluar zgjedhje për kryetarët e rinj, të cilët gjithashtu pritet të jenë të pranishëm në punimet e Kuvendit Kombëtar. Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, ka thënë dy ditë më parë se priten dhe ndryshime të tjera.

“Kanë ardhur propozimet nga degët për një traditë të PD-së, që parashikon që kryetarët e degëve, për shkak se janë zgjedhur me një anëtar, një votë, do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar. Ka pasur edhe propozime të karakterit teknik, për të rregulluar ato hapësira që janë lënë bosh, që kanë të bëjnë me organizimin e partisë”, u shpreh ai në media.

Zjarr Tv Ad