1,800 delegatë nga gjithë Shqipëria mblidhen sot në Tiranë për Kuvendin e PD

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike, grupimi që mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha dhe është quajtur Komisioni i Rithemelimit, do të mbajë sot Kuvendin Kombëtar. 1,800 delegatë nga gjithë Shqipëria pritet të vijnë në kryeqytet për të marrë pjesë në këtë event të rëndësishëm pwr PD.

Punimet do të nisin në orën 10.00 dhe pjesëmarrës do të jenë delegatë të zgjedhur nga të gjitha degët e PD në vend. Pjesëmarrës do të jenë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar, delegatët e rinisë dhe ata të forumit të gruas.

Ky Kuvend pritet që të vendosë edhe mbi datën e re në të cilën anëtarësia do të thirret për të zgjidhur kryetarin e ri të demokratëve. Prej javësh, demokratët janë përfshirë në një proces të rinovimit të institucioneve në bazë, që duhet të përfundojë deri në Kuvendin e 30 prillit.

Në të gjitha degët e Partisë Demokratike janë zhvilluar zgjedhje për kryetarët e rinj, të cilët gjithashtu pritet të jenë të pranishëm në punimet e Kuvendit Kombëtar. Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, ka thënë dy ditë më parë se priten dhe ndryshime të tjera.

Zjarr Tv Ad