19-vjeçari pranon k-rimin që kreu ndaj shefit të policisë/ Ja arsyeja pse e kreu këtë akt…

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zbardhur dëshmia e Ilirjan Hasanit, 19-vjeçarit që i bëri atentat shefit të policisë në Malësinë e Madhe pak ditë më parë, ku mbeti i plagosur Mentor Hasanaj dhe babai i tij.

I riu mësohet se e ka pranuar k-rimin, duke deklaruar se ai nuk kishte një plan të përgatitur për ek*zekutimin e 37-vjeçarit, po e kishte bërë në mënyrë të pavetëdijshme dhe nën efektin e alkoolit.

Ndryshe nga babai i tij, i cili tha se nuk ka asnjë konflikt, i riu ka thënë se e ka pl*agosur për një problem të vjetër pronësie.

Dëshmia e Ilirjan Hasanit: Une e kam q*ëlluar shtetasin Mentor Hasanaj, por e kam bere pa paramendim. Nuk kam qene i parapërgatitur për një gjë të tillë. Thjeshtë e kam parë duke kaluar në rrugë, më pas i jam vënë mbrapa. A*rmën e kam patur me vete, sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marrë atë ditë.I jam vënë mbrapa dhe dhe kam shtënë, por në ato momente, kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit. Thjeshtë e kam parë rastësisht, teksa kalonte me makinë dhe e kam ndjekur në atë moment. Arsyeja e pl*agosjes lidhet me një problem pronësie tonën.

Është një konflikt i vjetër pronësie mes nesh dhe unë këtë histori e kam dëgjuar nga babai dhe kur e kam parë në atë moment duke qenë edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qëlluar por nuk kam pasur një plan te pergatitur. Duke qenë drejtor më erdhi në mendje se mund të na pengonte tek pronësia por çdo gjë ka qenë në ate moment. Ndërsa kushëriri im nuk ka patur asnjë ide se çfarë kam bërë unë por thjeshtë e kam thirrur duke i thënë që të me merrte sepse kisha nevojë por pa i treguar arsyen. Ai nuk ka qenë aspak ne dijeni te plagosjes. Unë jam penduar maksimalisht per çfarë kam bërë dhe për këtë fakt edhe jam vetëdorëzuar në polici. Fillimisht kam qenë i tronditur dhe kisha frikë por tani e kam kuptuar dhe jam shumë shumë i penduar ndaj kam ardhur që ta pranoj çfarë kam bërë”.

Zjarr Tv Ad