2.5 tonë drogë drejt Italisë – Nënkomisari i arrestuar, mik me policin që kërkohet për trafik droge

0
298
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Festim Lelaj, nënkomisari i Fierit i arrestuar mbremjen e djeshme si personi që ka organizuar trafikimin e 2.5 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë, sipas prokurorisë, ka qënë pjesë e një zinxhiri policor që janë implikuar me grupet e trafikut të drogës në Vlorë.

Ai kishte njohje të afërt me Renaldo Avduli, polici i Vlorës i shpallur në kërkim për “Trafik të narkotikëve”.

Ka dyshime të forta thotë prokuroria se nënkomisari Lelaj ka lidhje me grupet kriminale që kultivonin lëndën narkotike në zonën e Treblovës dhe Vezhdanishtit. Në një vendim të Gjykatës së Lartë vërtetohet shoqëria mes dy policëve Renaldo Avduli dhe Festim Lelaj.

Në këtë vendim,të datës 15 shtator 2014 thuhet se Renaldo Avduli është tentuar të vritet për hasmëri nga shtetasi Satilno Basho, por ka qënë ndërhyrja e Festim Lelaj që ka ndihmuar Avdulin nga kjo ngjarje kriminale.

Si e shpëtoi Avdulin nga vrasja Festim Lelaj

Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë në datë 25 shkurt 2007, rreth orës 18:30 i pandehuri Satilno Basho me një maskë në kokë, i armatosur me një pistoletë, ka shkuar tek lokali i të dëmtuarit Renaldo Avduli, lokal të cilin ai e kishte marrë me qira dhe ku punonte edhe vetë.

Në kohën kur ka hyrë i pandehuri në lokal kanë qenë shtetasit Thoma Hudhra, Aurel Batalli, Muhamet Hunda, Robert Marku.

I pandehuri Satilno Basho ka hyrë me një maskë të zezë në kokë, në duar kishte veshur doreza dhe ka pasur pistoletën të drejtuar nga shtetasi Renaldo Avduli, i cili ka qenë duke hyrë tek banaku. Menjëherë i pandehuri ka goditur në drejtim të shtetasit Renaldo Avduli.

Pas goditjes së parë shtetasi Thoma Hudhra, i është hedhur të pandehurit duke e rrëzuar në tokë. Ndërkohë është afruar edhe shtetasi Aurel Batalli, i cili i ka paralizuar dorën duke u përpjekur që t`i hiqte nga dora pistoletën.

Në përpjekje e sipër pistoleta ka shkrepur edhe një herë pa shkaktuar dëme. Nga jashtë lokalit ka ardhur shtetasi Festim Lelaj, i cili ka marrë armën e zjarrit, dhe ka ndihmuar shtetasin Renaldo Avduli, duke e shoqëruar për në spital me një automjet të rastit.

Marrë nga Hashtag.al

Zjarr Tv Ad