‘2 Marsi i Kushtetutës, përballë horrllëkut qeveritar’/ Vasili: Dita e rikthimit të dinjitetit

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka ftuar shqiptarët ti bashkohen thirrjes së presidentit të vendit, Ilir Meta, për t’u bërë bashkë në Bulebardin ‘Dëshmoret e Kombit’.

Vasili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se 2 marsi si takimi mbarepopullor i të gjithë shqiptarëve është momenti që ndan gjërat, është beteja për Kushtetutën që duan ta rrëmbejnë dhe ta shqyejnë Ram- rilindasit idiotë të tij.

Ndër të tjera Vasili është shprehur se 2 marsi do i japë fund drejtesisë së blerë,të kapur e të rrëmbyer nga qeveria që e mbron atë dhe dënon egërsisht njeriun e thjeshtë.

Postimi i plotë:

2 Marsi i Kushtetutes, perballe antiligjit dhe horrllëkut qeveritar!

2 marsi si takimi mbarepopullor i te gjithe shqiptareve eshte momenti qe ndan gjerat.

Mbrojtja e Kushtetutes eshte mbrojtje nga antiligji qeveritar :

qe grabit pronen, qe ndeshkon njeriun e thjeshte dhe mbron hajdutet e qeverise,

qe dhunon cdo te drejte te njerezve te zakonshem dhe garanton cdo privilegj te çfrenuar te qeveritareve gangstere,

qe shkeljen e ligjit e quan normalitet dhe respektimin faj

qe lejon te grabiten miliarda me koncesione ndersa njerezit e varfer nuk sigurojne dot as buken e perditshme,

qe i mbyll gojen fjales se lire dhe paguan fjalen e maskarenjve mediatike te paguar nga qeveria,

qe lejon te pastrohen parate e pista qe asgjesojne mijra bisnese te ndershme,

qe jua ben jeten ferr shqiptareve aq sa ata ikin me mijra nga Shqiperia,

qe eshte gati te shkembeje shqiptaret me siriane e bangladeshas,

qe e shnderron Shqiperine nder tre vendet me te korruptuara te botes,

qe e shnderron Shqiperine ne Kolumbine e Europes.

qe ua shet edhe Shqiperine edhe Kosoven interesave me te zeza antishqiptare.

2 marsi eshte vija e ndarjes mes pabarazise perpara ligjit dhe drejtesise se barabarte per te gjithe.

2 marsi i jep fundit drejtesise se blere,te kapur e te rrembyer nga qeveria qe e mbron ate dhe denon egersisht njeriun e thjeshte.

2 marsi eshte beteja per Kushtetuten qe duan ta rrembejne dhe ta shqyejne Ram- rilindasit idiote te tij.

2 marsi eshte festa e ligjit dhe e barazise se njerezve te lire.

2 marsi eshte dita e rikthimit te dinjitetit te neperkembur nga degjenerimi arrogant i ram-rilindjes.

2 marsi eshte dita e ndarjes me horrllekun rilindas te antiligjit.

Zjarr Tv Ad