2 mln euro për pastrimin e Vlorës, Ahmetaj: Nëse është nevoja qeveria do të hedhë lekë të tjera

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Vlora pas përfundimit të takimit me operatorët turistik zv.kryeministri Arben Ahmetaj i pyetur për mungesën e bashkisë së Vlorës në takim dhe kryetarit Leli shmang pyetjen duke mos u përgjigjur por duke vendosur theksin tek pjesa se bashkëpunimi me bashkinë e Vlorës është tepër thelbësor.

Ahmetaj shprehet se nëse dy milion euro të dhëna nga bashkia e Vlorës për pastrimin e qytetit nuk mjaftojnë atëherë qeveria e vendit do të japi fonde ekstra duke dyfishuar fondin për pastrimin për sezonin turistik.

Pjesëmarrit këtu janë sipërmarrës dhe institucione, takimet me partitë i bëj më vete. Këtu ishte takim në kuadër të sezonit turistik. Unë mendoj se përgatitja për sezonin është shumë e rëndësishmë jo vetëm për ato 4 muaj, por për një kulturë ndaj turistëve, pasi numrat po rriten. Unë shoh përgjegjshmëri nga institucionet.

Bashkëpunimi me bashkinë është shumë i rëndësishëm për disa shërbime, sic është pastrimi që do të jetë i dyfishtë me një fond të rëndësishëm nga qeveria. Vlora në 3 vitet e ardhshme do të ketë një lidhje shumë të konsoliduar me rivierën, do të ketë një aeroport do ketë numër turistash serioz” tha Ahmetaj. Ajo që mendoj unë pastrimi është një pasqyrim qytetarie. Aq sa të ketë nevojë do hedhi bashkia dhe qeveria. Do e shohim eksperiencën sivjet– u shpreh Ahmetaj.

Zjarr Tv Ad