Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Grupi i Rithemelimit dhe deputetët mbështetës të Lulzim Bashës u bënë bashkë për të përkujtuar 2 Prillin në Shkodër, ndonëse në zgjedhjet e një muaji më parë ishin kundërshtarë politikë.
Në ceremoninë përkujtimore të 31-vjetorit të vrasjes së martirëve të demokracisë është i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Këtë vit mbushen 31 vjet nga masakra e 2 prillit 1991 ku mbetën të vrarë katër qytetarë shkodranë.
Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka të cilët bashkë me shumë të rinj shkodran dolën në rrugët e qytetit duke kërkuar ndryshimin e madh politik u shpallën martirë të demokracisë.