2 shqiptarë arratisen nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Alarmohet policia italiane. Mediat vendase raportojnë se dy shqiptarë, Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Carinola, rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm.

Po sipas tyre, nuk dihet ende dinamika e ngjarjes dhe metodat që kanë përdorur shqiptarët për tu arratisur. Ndërkohë kontrolle të imtësishme janë duke u ushtruar nga forcat e policisë në stacionet hekurudhore dhe ato të transportit publik, kjo sepse dyshohet se ata mund të përpiqen të largohen me tren ose me autobus. Gjatë natës patrullat dhe pikat e kontrollit u ngritën në Carinola dhe përgjatë rrugëve kryesore të rrethinës, por pa mundur të bien në gjurmët e shqiptarëve.

Mediat shkruajnë se Ervis Markja u arrestua në janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë, të identifikuar pas një arratisjeje në të cilën kishin sulmuar një makinë policie.

Ai u arrestua në Carinola për grabitje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Ndërsa Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos. Asokohe ai ishte rreth 20 vjeç dhe akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje në shtëpi së bashku me tre të tjerë të ndaluar me të.

 

Zjarr Tv Ad