“20 mijë lekë ilaçi për të shëruar Covid-in”, Prokuroria mbyll hetimet për mjekun popullor Frederik Frrokaj, si i mashtronte qytetarët

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për mjekun popullor Frederik Frrokaj, i cili u akuzua për veprën penale “Mashtrim”, pas pretendimeve se kishte në dorë ilaçin për të shëruar Covid-19.

Frrokaj pretendonte se kishte gjetur kurën për trajtimin e Covid-19, ndërsa ilaçin e palicensuar e reklamonte në Facebook. Ai shiste një flakon të preparatit për 20 mijë lekë të reja. 57 vjeçari nuk rezultonte i regjistruar në Databazën e Urdhërit të Mjekut.

Ai u arrestua më 14 korrrik të vitit të kaluar bashkë me nipin e tij, pasi u shisnin ilaçe qytetarëve me pretendimin se shëronin COVID-19  dhe tashmë rrezikon burgun për veprën penale të “Mashtrimit”.

Zjarr Tv Ad