20 shkurti 1991, shembja e shtatoreve dhe busteve

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

“Enveri” i Korçës. Fotoja e përurimit në vitin 1988 dhe fotoja pas rrëzimit të shtatores. Është zëvendësuar me një bust të bardhë zyrash, i cili ruhet nga një ushtar

Nga Kastriot Dervishi

Më 20 shkurt 1991 janë rrëzuar shtatoret e Enver Hoxhës në Tiranë e Korçë si dhe bustet e tij në portin Detar të Durrësit dhe kooperativën e bashkuar Maminas. Këtu dy të fundit mbanin emrin e diktatorit. Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare te një pjesë e popullit shqiptar mbetet ndër ngjarjet e mëdha të historisë sonë. Në Tiranë rrëzimi i shtatores në sheshin “Skënderbej” erdhi pas kundërveprimit masiv të popullit të kryeqytetit. Pas tij, u rrëzua shtatorja e Korçës dhe dy buste e tjera. Në Tiranë dhe në Durrës ka pasur procese gjyqësore kundër personave që morën pjesë në këto demonstrata, por çuditërisht gjyqet më të mëdha janë zhvilluar në Korçë, ku u dënuan plot 13 persona. Në vendimet e gjykatës së Korçës, midis të tjerave thuhet për këtë ngjarje:

“…të gjithë personat e dalë nga mbledhja (e PD-së, shënim) u bashkuan me persona të tjerë para sheshit të monumentit të Luftëtarit Kombëtar dhe filluan të bërtisnin lidhur me heqjen e monumentit të Enver Hoxhës. Të gjithë të pranishmit duke pasur ndjenja irritomi kanë bërtitur me fjalët: “do ta heqim apo jo” dhe mandej përgjigjeshin duke thirrur “po, po, po”, ku midis të pranishmëve ka qenë edhe i pandehuri…”.

“Nga gjykimi rezultoi se në këtë manifestim janë hedhur parulla që kanë pasur për qëllim të poshtërojnë figurën e Enver Hoxhës dhe të nxisin masën e njerëzve për të kryer akte për rrëzimin e monumentit.  Parulla si ato të thëna “Enver-Hitler”, e “do ta heqim monumentin” dhe përgjigja “po, po, po”, kanë sunduar gjithë masën e njerëzve prej disa mijëra vetë”.

Pas rrëzimit të shtatoreve dhe busteve, një histeri enveriste shpërtheu në vend. Nga e njëjta skutë, ku doli kolera komuniste nisën shfaqjet enveriste, treguesi më i qartë se Shqipëria do ta kishte shumë vjet mbi shpinë këtë mallkim të keq mbi vete.

Zjarr Tv Ad