200 euro për natyralizimin e pasaportës, Prokuroria hetim për disa zyrtarë të Policisë së Tiranës

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Organi i akuzës së Tiranës mësohet se ka nisur një hetim për korrupsion, ku dyshohet se janë përfshirë disa zyrtarë të Policisë së kryeqytetit.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë, kanë marrë para për shërbimin e pasaportave. Sipas akuzës shtetësia me natyralizim e shtetasve të Kosovës trafikohej kundrejt pagesës, mëson Ora News.

Ligjërisht pajisja me pasaporta është falas për këtë kategori por këtyre u merrej nga 50 deri ne 200 euro ryshfet.

Nga hetimet e prokurorit Bledar Valikaj është dokumentuar me prova e pamje filmike se si merreshin paratë. Mes te dyshuarve ka edhe zyrtarë në Drejorinë e Policisë në Tiranë. Madje, ka dhe përgjime që dokumentojnë këto raste korrupsioni./oranews

Zjarr Tv Ad