200 refugjatë brenda disa orësh drejt Tiranës, a po e kthen Rama vendin në qendër tranziti?

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çfarë po u fsheh qeveria shqiptare qytetarëve të saj, por edhe partnerëve europianë?

Vetëm në dy ditë në vendin tonë gjatë kontrollit në rrugët nacionale janë kapur duke u transportuar nga zona e Korçës dhe zona e Gjirokastrës rreth 200 emigrantë të paligjshëm, që kanë hyrë në Shqipëri nga kufiri tokësor me Greqinë.

Duke shikuar këto shifra, askush nuk mund të mendojë se është ndonjë kalim tek-tuk nëpër male. Jo, kjo është një lëvizje e qartë emigracioni që po pushton Shqipërinë për t’u kthyer më pas në një problem për vendet fqinje, por edhe më gjerë për Europën.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme policia tha se ka ndaluar një kamion të mbushur me refugjatë që po i drejtoheshin Tiranës. Ia arritëm edhe kësaj dite. Të transportohen me kamionë se me furgonë dhe mjete te tjera ka qene pothuajse çdo ditë.

Këta rreth 200 emigrantë janë ndaluar nga policia, po sa të tjere kanë kaluar pa pikën e kontrollit e tashme shëtisin lirshëm në kryeqytet apo në zonat kufitare në bregdet dhe të veriut për t’u hedhur drejt Europës.

Kjo dyndje e paparë është nxitje që të tjerët të kalojnë kufirin nga Turqia, nëpër Greqi ose vende të tjera dhe të vijnë në Tiranë që të nisen drejt Europës nga deti dhe toka. Nëse kjo ka një prapavijë financiare, duhet shpjeguar. Nëse ka një prapavijë humanitare, këtë e ka rregulluar Europa me Turqinë dhe Greqinë e ku Shqipëria nuk bën pjesë. Pra është pjesë e karshillkët propagandistik të një regjimi që menaxhohet, por nuk menaxhon.

Zjarr Tv Ad