200 vajza e djem të FA në shuarjen e zjarreve, Xhaçka: Beteja e të gjithëve, sidomos e pushtetit vendor

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka deklaruar se 200 djem e vajza të Forcës së Armatosur janë angazhuar në Seman, Shkodër, Lezhë, në vendet ku vazhdojnë akoma vatrat e zjarrit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se shuarja e zjarreve nuk është beteja vetëm e Forcave të Armatosura, por edhe e çdo qytetari dhe e çdo strukture të pushtetit vendor që ligji e ngarkon me përgjegjësi për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë.

“Zjarret masive që kanë goditur pyjet e kullotat ditët e fundit kanë marrë përgjigjen tonë të menjëhershme. 200 djem e vajza të Forcës së Armatosur të angazhuar në Seman, Shkodër, Lezhë etj po japin maksimumin për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurisë kombëtare. Dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë me çdo mundësi, çdo burim, aset e mjet që kemi. Por kjo nuk mund të jetë vetëm beteja e FA! Kjo duhet të jetë beteja e të gjithëve ne, e çdo qytetari, e mbi të gjitha e çdo strukture të pushtetit vendor që ligji e ngarkon me përgjegjësi për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë”, shkruan ministrja Xhaçka.

Zjarr Tv Ad