202 mijë persona të dëmtuar nga tërmeti, 14 mijë u zhvendosën nga vendbanimi

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima janë prekur 202 291 persona me një dëm që sipas qeverisë shqiptare shkon deri në 985 milion euro. Madje si pasojë e situatë së krijuar, 17 mijë qytetarë u zhvendosën nga vendbanimi i tyre.

Në raportin përfundimtar i cili do të paraqitet më 17 shkurt në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, në sektorin e ndërtimit është shkaktuar një dëm prej 700 milion eurosh, në sektorin e prodhimit 150 milion euro dhe 72 milion euro në arsim.

11 Bashki shpallën gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ku më të dëmtuarat ishin Tirana dhe Durrësi me një total prej 62% dhe me vlerë 613 milion euro.

Kjo fatkeqësi dëmtoi 95 mijë banesa dhe 321 institucione arsimore.

Për rimëkëmbjen në të gjithë sektorët qeveria shqiptare do të kërkojë mbështetje me 1 miliard e 73 milion euro.

Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi edhe ekonominë e vendit e cila ra me 0.5 % në 2019.

Qeveria gjithashtu është e detyruar të rishikojë pritshmërinë për 2020,  duke ulur ritmin e rritjes ekonomike nga 3.5% në 3.2.

Ekspertët shprehen se rritja ekonomike do të rinisë me procesin e rindërtimit.

Zjarr Tv Ad