“2022 si vitet 97-98”, Malaj: Nuk e dimë se çfarë na pret nesër, problem për të rinjtë arsimimi dhe punësimi

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot në studion e Faxnews ka qenë e ftuar pedagogia Nora Malaj për të folur rreth problematikave që kanë sot të rinjtë por edhe mbi ato çfarë po ndodhin ne vendin tonë. Malaj tha se viti 2022, sipas saj ngjason me vitet 97-98 duke marrë parasysh edhe shkallën e kriminalitetit në vend.

Më tej ajo tha se problematikat me të cilat përballen sot të rinjtë janë arsimimi dhe punësimi.

Malaj: Realiteti është ka një shpopullim të shqiptarëve, përballemi me grupe mafioze, që po merr jetën e qytetarëve te thjeshte, me situata pasigurie. Cfarë po ndodh me të rinjtë, me realitetin. Me situata te vështirësisë ekonomike, me pamundësi për të bërë pushime të dedikuara.

Viti 2022 është me shumë problematika, më duket si 97-98, ku njerëzit janë shumë të paqartë, ka një lëvizje të fortë të raporteve sociale.

Ne po jetojmë të sotmen dhe nuk e dimë se ca na pret e nesërmja. Ka problem të rritjes së cmimeve të naftës, ushqimeve, nuk bëhen pushime. Nuk na paraqesin ngjarje të bukura.

A janë të rinjtë sot të sigurtë, që mund të quhen pjesë e integrimit europian? Motivimi është shumë i rëndësishmë. Arsimimi dhe punësimi problematikat e tyre./faxweb

Zjarr Tv Ad