207 të kthyer në aeroportin e Rinasit (Video)

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë ka hartuar një plan të detajuar masash për muajin Dhjetor 2018, me qëllim përballimin e fluksit në hyrje-daljet në aeroportin e Rinasit, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet e tjera ligjzbatuese.

Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit bën një përmbledhje për punën e bërë gjatë muajit Nëntor. Kështu, gjatë kësaj periudhe, Policia e Rinasit ka evidentuar dhe goditur 66 raste të paligjshmërisë. Janë arrestuar dhe proceduar 10 persona për përdorim të dokumenteve të falsifikuara.

Në drejtim të parandalimit të azilkërkimit, u është refuzuar dalja 207 personave, të cilët nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën Shengen.

Po gjatë muajit Nëntor nga Policia Kufitare janë kapur 9 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të DVP-ve, si dhe janë proceduar penalisht 52 persona për kalim të paligjshëm kufiri.

 

Zjarr Tv Ad