PD nxjerr faktet: Ja pse është krizë korrupsioni dhe jo energjitike, do të bëjmë kallzime në SPAK për shpërdorim me paratë e qytetarëve

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, NËNKRYETARJA E KOMISIONIT PARLAMENTAR TË EKONOMISË, SORINA KOTI:Me pretekstin e krizës, ditën e djeshme Edi Rama shpalli planin e tij për të marrë 200 milionë euro borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera dhe të shpërdorojnë paratë e qytetarëve, siç kanë bërë vitet e fundit e vecanërisht në pranverë e në verë.Ky borxh i ri, i shoqëruar nga gropat që kjo qeveri ka hapur në financat publike, do të shoqërohet edhe me rritje të përgjithshme të çmimeve të produkteve. E për pasojë papërgjegjshmërinë e pushtetit, do ta paguajnë familjet shqiptare.

Prandaj fjalimi i djeshëm kishte për funksion që Edi Rama të hiqte përgjegjësitë nga vetja dhe kabineti i tij.
Por ja si keqmenaxhohet energjia elektrike; ja si vidhen shqiptarët.
KESH deri në Shtator 2021 ka prodhuar 4.5 Mld KWh

Nëpërmjet OSHEE qytetarët janë furnizuar me 3.2 Mld KWh.
Pjesa tjetër e prodhuar nga KESH, 1.3 Mld kWh është shitur (eksportuar)
Ndërkohë konsumi familjar + biznes ne Shqipëri deri në Shtator 2021 ka qenë 4.6 Mld KWh.Por qeveria, nuk i ka furnizuar konsumatorët me prodhimin e brendshëm të KESH, por duke importuar energji.
Çmimi i shitjes nga KESH tek OSHEE për konsumatorin është 12 €/ MWh

Ndërsa çmimi i importit është 260 € MWh
Ja pra, që gënjeshtrat e Kryeministrit dalin hapur. Me mirëmenaxhim dhe përgjegjshmëri, ne i plotësojmë nevojat e konsumit të energjisë me prodhimin tonë të brendshëm nga KESH.Me çmimin e KESH, (për 4 muajt e ardhshëm Shtator-Dhjetor) nga Buxheti i Shtetit do shpenzoheshin 8 Mln €;
Ndërsa me skemën e vjedhjes (nëpërmjet energjisë së importuar) nga Buxheti i Shtetit do harxhohen 150 Mln €.

Pikërisht, për këtë arsye, ne themi që është krizë e manaxhimit të fondeve, e burimeve natyrore, krizë nga korrupsioni dhe absolutisht jo, krizë e energjisë elektrike.Për të gjitha këto shpërdorime me paratë e qytetarëve, Partia Demokratike do të dorëzojë kallzime penale në SPAK. Këto abuzime me taksat e shqiptarëve duhet të marrin fund, bashkë me pandëshkuesëmërinë që vijon të cënojë besimin te institucionet dhe drejtësia!

Zjarr Tv Ad