Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, foli edhe një herë për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD në “Breaking” në Top News.Ajo tha se përjashtimi i Berishës, ishte akt vendimmarrës politik i vetë kryetarit Lulzim Basha.
Duma zbuloi se ka ardhur kreu i DASH për të zhvilluar një takim konfidencial me dyer të mbyllura me Bashën, dhe ne nuk mund të vendosim mbi një vendim të SHBA-së.
“Në vendim e marr nga SHBA, vendim i marrë më pas kryetari Basha, në kushte shumë specifike. Së pari, SHBA është vendi, shteti që krijoi Shqipërinë, numërojmë 100 vite, që SHBA na mbështet moment të caktuara të Ballkanit, vendosi që Shqipëria të ishte e pavarur, sot Kosova gëzon shtetin e pavarur se SHBA ishte aty. E kam quajtur akt vendimarrës politik atë të Bashës, se ka ardhur kreu i DASH ka kryer një takim me dyer të mbyllura me Bashën.
Bisedat konfidenciale të kryera aty, kanë qenë me dyer të mbyllura. SHBA i kërkoi të mbante të fshehtë informacionin mbi këtë vendim. Për vetë liderin e PD do të ishin dhe gjërat më të thjeshta. Nëse informacioni do shfaqej në publik, për ne e për Bashën do ishte më e thjeshtë.
Kjo ngjarje ka pasur disa procedura që kanë dashur kujdes të madh. Unë marrëdhënien me SHBA e shoh prioritet për suksesin e PD dhe suksesin e Shqipërisë. Informacioni ishte konfidencial dhe nuk i jepej anëtarësisë. Dhe Basha nuk nxorri informacionet por mori vendimin. Votimi nuk mund të ndodhte në këtë moment, se mbi cilin informacion do votojmë?,” tha Duma.