“21 Janarët”, Bushati: I pari na nderon, i dyti na dhemb, i treti na turpëron

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në 21 janar kanë ndodhur disa ngjarje, por ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kujtoi tre. I pari që na nderon është 21 janari i vitit 1920, Kongresi i Lushnjës. I dyti është ai i 2006 kur vd iq Ibrahim Rugova. Ndërsa i treti është 21 janari i vitit 2011, ku 4 protestues u vr anë në bulevard, ndërsa ende nuk është vendosur drejtësia.

Ditmir Bushati: I pari na nderon. 100 vjetori i Kongresit të Lushnjes është dëshmi e maturisë politike të njerëzve të mençur që ditën të bëhen bashkë për fatet e Shqipërisë në momente kritike.

I dyti na dhemb. Pasi lidhet me ndarjen nga jeta të Ibrahim Rugovës, në 2006-ën. Personalitetit që udhëhoqi rezistencën ndaj Serbisë e që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës. I treti na turpëron. Sepse më 21 Janar 2011, shteti vr au 4 protestues të pafajshëm dhe drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj.

Zjarr Tv Ad