21 janari/ NA HAPËT BARKUN, Bledi Mane i “përvishet” politikës: Aktrimi amator, lulet plastike, lotët fallco

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Bledi Mane ka bërë një koment në lidhje me ngjarjet e 21 janarit 2011 ku katër protestues u vranë në mes të Bulevardit, në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale, Mane shkruan se katër të pafajshëm u vranë, ndërsa fajtorët janë të lirë.

Po ashtu ai i jep edhe një “shuplakë” qeverisë socialiste, në lidhje me homazhet që kryen prej 10 vitesh. Ai i cilëson homazhet e PS, si një aktrimi amator, lulet plastike, lotët fallco.

“21 janari/ NA HAPËT BARKUN ME AKTRIMIN AMATOR

U vranë 4 qytetarë të pafajshëm si rrallëherë më parë. Nuk u vranë fshehurazi por në sytë e mijëra protestuesve dhe në transmetim direkt në ekranet e televizioneve. 4 viktimat kanë 10 vjet që treten në varr, ish kryeministri Sali Berisha ende i gjallë dhe i pandëshkuar.

4 viktima të poshtëruara në varr, ish ministri i brendshëm Lulzim Basha ende i gjallë e i pandëshkuar. 4 viktima të kalbura nga padrejtësia nën tokë, mbi tokë prokuroria e vjetër, Spak-u i ri, gjykatat e reja asnjë dënim dhe ndëshkim deri tani. 4 viktimat kanë 10 vjet që gulçojnë nga plagët në varr, gardistët që i vranë bëjnë dever rrugëve të qytetit të lirë e të paprekshëm.

4 viktima kanë 10 vjet që u brehen kokallat nga krimbat e mortjes në varr, Edi Rama ka 10 vjet që mbledh qeverinë e partinë dhe shkon vendos lule e aktron në bulevard… Aktrimi amator, lulet plastike, lotët fallco!”-shkruan Bledi Mane.

Zjarr Tv Ad