Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, dikur Ministre e Arsimit, uron studentët për fillimin e vitit të ri akademik. Nikolla shkruan se ky vit do të jetë i vështirë për studentët, pasi krahas përpjekjeve për dijen, kanë dhe sfidën për mbrojtjen e jetës nga.
Mesazhi i Lindita Nikollës:
Të dashur studentë, pedagogë e prindër,
Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, ju dërgoj urimet e mia të përzemërta. Ky vit nuk do të jetë i lehtë. Krahas përpjekjeve për dijen, do na duhet të përballojmë edhe betejën për mbrojtjen e jetës. Por unë kam besim se, me ndihmën dhe përkushtimin e pedagogëve, me mbështetjen e pakursyer të prindërve dhe të gjithëve ne, ju, të dashur studentë, do t’ia dilni dhe do t’i fitoni të dyja këto beteja! Ndiqni këshillat e mjekëve dhe vaksinohuni, që ta keni më të lehtë. Jepni shembullin tuaj, si pjesa më e ndriçuar e shoqërisë! Një vit të mbarë!