‘E përjashtova Berishën nga fushata’, pamjet nxjerrin zbuluar Lulzim Bashën, fitorja e tij në Tiranë me 10 vota diferencë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha u mburr me të vetmen fitore të tij përballë kryeministrit Edi Rama, atë në zgjedhjet lokale të vitit 2011 për Bashkinë e Tiranës. Sipas Bashës çelësi i fitores së tij përballë Ramës, nuk ishin akuzat e këtij të fundit për vjedhje votash, dhe as makineria qeverisëse e PD-së në pushtet, por përjashtimi i Sali Berishës nga fushata.

Basha tha se vendimi i tij për ta mbajtur Berishën jashtë fushatës (?) ishte ai që i solli fitoren. Në fakt nëse bëjmë nje retro të shkurtër, faktet dhe videot flasin ndryshe. Basha jo vetëm që ishte në garë në sajë të vendimit dhe zgjedhjes së Berishës, por ku i fundit ka ndezur turmën në nisje dhe në mbyllje të fushatës në vitin 2011.

Kujtojmë se gara për zgjedhjet lokale në 2011, dhe më pas votimi u shoqërua me polemika të forta, ku PS mbajti për javë të tëra me radhë protesta për hapjen e kutive, pasi sipas tyre PD që përfaqësohej nga Lulzim Basha në Tiranë, kishte bërë manipulimin e tyre.

Çfarë tha dje Basha: 

“Dua ta them qartë që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën për bashkinë e Tiranës, nuk e kam thënë më parë çelësin e fitores ka qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për bashkinë e Tiranës. Ekspertët që zhvilluan sondazhe më kanë thënë që Berisha nuk duhet të jetë pjesë e fushatës

 Unë kam edhe përgjegjësitë e mia, por Berisha duhet të ishte larguar vetë, të linte kryetarin e PD, por edhe unë kam përgjegjësitë për këtë dualizëm. Këto janë vendime të konsultuara me forumet e PD, vendime të kërkuara me ngulm nga Sali Berisha”. 

Zjarr Tv Ad