Gjermania-partnere natyrale strategjike…!

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Cilësimi i Gjermanisë si Partnere Natyrale Strategjike do të mbështetej në argumentat e mëposhtëm:

Së pari, qëndrimet e Gjermanisë kanë qenë të rëndësishme, që me hapjen e ambasadave në korrik të vitit 1990 dhe më tej në vitin 1991, pra për vendosjen e demokracisë e të pluralizmit në Shqipëri… Qëndrimet e Gjermanisë janë edhe sot vendimtare për Shqipërinë, në këto momente kur qeveria aktuale po dëmton rëndë themelet e demokracisë, rrënon pluralizmin dhe po ccon vendin e rajonin ose drejt një qendre rajonale lindore ose drejt një përplasje ushtarake të rrezikshme.

Së dyti shqiptarët vlerësojnë maksimalisht konsekuencën e Gjermanisë që nga 1991 e deri më sot, si për progresin demokratik të vendit, vendosjen e shtetit ligjor dhe kryerjen e të gjithë reformave të rëndësishme… pa harruar ndihmën e madhe në zhvillimin ekonomik të vendit…

Së treti, shqiptarët nuk do të mund të harrojnë kontributin e Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO e veçanërisht angazhimin e saj serioz e tejet specifik për integrimin në BE, duke qenë në ballë të mbështetjes së BE për hapjen e negociatave me BE…pavarësisht sulmeve të turpshme të qeverisë aktuale…

Së katërti, qytetarët shqiptarë dhe shqiptarët në rajon vlerësojnë kontributin e veçantë e të palëkundur të Gjermanisë për ‘mosndryshimin e kufijve në rajon’ duke shmangur cënimin e integritetit e të pavarësisë së Kosovës dhe destabilizimin e rajonit… Veçanërisht shqiptarët kudo në rajon mbështesnin qëndrimet e Gjermanisë për ti dhënë përgjigje përpjekjeve për copëtimin e Kosovës dhe hedhjes në erë të stabilitetit e sigurisë në Ballkan përmes nismave të ndryshimit të kufijve, minishengenit apo të Ballkanit të Hapur….

Së pesti, qytetarët shqiptarë shprehnin bindjen e tyre të palëkundur se Gjermania ka qenë gjatë të gjithë kohës një ndihmëse aktive në luftën kundër trafiqeve të drogës e kultivimit të marijuanës në Shqipëri dhe kanë besimin e palëkundur se të gjithë informacionet e zotëruara prej tyre për implikimin e zyrtarëve të nivelit shumë të lartë në trafiqet e drogave të forta do të vihen në dispozicion të drejtësisë shqiptare për të ndëshkuar dhe shkatërruar lidhjet e krimit e të trafiqeve me qeverisjen…

Së gjashti, qytetarët shqiptarë janë besimplotë se lokomotiva gjermane nuk do të lejonte që besimi i të rinjve shqiptarë, i përmbledhur në sloganin ‘E duam Shqipërinë si e gjithë Europa..’ të nëpërkëmbej. Se angazhimi dhe kontributi 30-vjeçar gjerman nuk do të lejonte që sakrificat e të rinjve shqiptarë në 1991 për të vendosjen e pluralizmit në Shqipëri të hidheshin në erë dhe Shqipëria të rikthehej në monizëm e autoritarizëm.

Së fundmi, qytetarët shqiptarë do të dëshironin përmes këtij vlerësimi realist, ti dërgonin  një mesazh të qartë shtetit dhe qytetarëve gjermanë në këto momente të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët… por edhe për rajonin që drejtuesit autoritarë e të korruptuar të disa vendeve të rajonit për interesat e tyre private po i hedhin benzinë zjarrit të konflikteve ushtarake duke u fshehur tinëzisht pas tezës së Ballkanit të Hapur, lojërave me lobistët e paguar majmërisht dhe aplikimin e ethshëm të ‘diplomacisë së kanabisit’ (më synime, mjete dhe metoda korruptimi të njëjta me ‘diplomacinë e havjarit’…)

Shënim: Për arsye të shumta që lidhen ndër të tjera me dinjitetin, sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë, si dhe me vendosjen e zhvillimin e demokracisë në Shqipëri, dhe kryerjen e të gjithë reformave demokratike e integruese, Gjermania mund të cilësohet partnere natyrale strategjike, por pa cenuar Partneritetin Strategjik me SHBA, vendim i shprehur nga të gjithë partitë kryesorë edhe qeveritë shqiptare, bazuar në vullnetin e shumicës së qytetarëve…

Zjarr Tv Ad