22 marsi/ Basha: Shqipëria në udhëkryq, rruga për BE varet nga ne

0
11

Përmes një postimi në facebook kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar 22 marsin e 1992, datë e cila shënon e ditën e zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri.

“Më 22 mars 1992 shqiptarët fituan lirinë. Si sot 27 vjet më parë njerëzit u bashkuan me të vetmen dëshirë dhe ëndërr: lirinë për të ndërtuar një jetë më të mirë, lirinë për të lëvizur, lirinë për arsim, lirinë për biznes, lirinë per tu shprehur, lirinë për të zgjedhur e për tu zgjedhur.” shkruan Basha ndërsa shton se ky udhëtim 27 vjecar drejt lirisë dhe Europës demokratike me arritjet dhe dështimet e tij, ka qenë i dhimbshëm dhe plot sakrifica.

Për kryedemokratin, sot vendi është në udhëkryq dhe është në dorë të shqiptarëve të hapin rrugën drejt Europës.

“Sot Shqipëria po na thërret përsëri sepse rruga jonë drejt lirisë dhe Europës është në udhëkryq! Është në dorën tonë ta përmbyllim atë duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta europiane! #ShqipëriaSiEuropa” mbyll Basha postimin e tij