22 Marsi, Nishani: Tashmë PD ka hyrë në rrugën e ringritjes

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Bujar Nishani/

Tashmë Partia Demokratike ka hyrë në një proces të pandalshëm ringritje.

Garancia e këtij proçesi janë vetë demokratët, njerëzit e sakrificave, të ndershmit dhe patriotët. Ligësia e kukullave të rregjimit kapur peng prej aferash korruptive nuk arriti ta asgjesonte Partinë Demokratike, shpirtin demokrat.

E kthyen në një fasadë-opozitë përgjatë 8 viteve të fundit por sot ligësia përfundoi në koshin politik.

22 Marsi na kujton edhe njëherë se sa e vështirë është të ruhet e mbrohet demokracia.

Tashmë jo vetëm që PD dhe demokratët nuk bëjnë pas, por ringritja drejt majës është e pandalëshme dhe e pashmangëshme.

Por çdo minutë, çdo ditë e javë që kalon duhet ruajtur e mbajtur fort tek serioziteti, ndershmëria, e drejta dhe atdhetaria.

Zjarr Tv Ad