22 vite nga “grushti i shtetit” kur PD sulmoi Kryeministrinë

0
202
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TIRANË– 14 shtatori 1998 kujtohet si një nga ditët më të dhunshme të historisë së Shqipërisë pas rënies së sistemit komunist. Para 22 viteve ceremonia e varrimit të Azem Hajdarit u shndërrua fillimisht në një protestë të dhunshme të Partisë Demokratike dhe më pas në një tentativë për grusht shtetit për të rrëzuar qeverisë socialiste të Fatos Nanos që ishte në pushtet.

Shkëndija që rrezikoi t’i vinte flakën Shqipërisë ishte vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari më 12 shtator në një pritë para selisë së PD-së, siç u vërtetua më pas nga Fatmir Haklaj. Opozita e udhëhequr nga ish presidenti Sali Berisha bëri fajtor për vrasjen e Hajdarit, kryeministrin socialist Fatos Nano dhe kërkoi dorëheqjen e tij me çdo kusht.

Pjesëmarrësit në ceremoninë e varrimit të Azem Hajdarit, u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”. Aty ishte i pranishëm ish-lideri i PD-së Sali Berisha dhe gjithë krerët demokratë. Që aty pjesëmarrësit në ceremoninë e varrimit të Hajdarit, me arkivolin e tij në duar sulmuan me armë dhe granata selinë e kryeministrisë.

Ata e bastisën kryeministrinë dhe më pas sulmuan dhe hynë në godinën e Radio Televizionit Shqiptar. Dhuna që shpërtheu në Tiranë dhe disa qytete të tjera zgjati disa orë, pas reagimit të fortë të ndërkombëtarëve demokratët u tërhoqën. Qeveria socialiste e kryeministrit Fatos Nano, i cili u largua në Maqedoni, u detyrua të jepte dorëheqjen dhe në vend u krijua një kabinet i ri me kryeministër po nga PS, Pandeli Majkon.

Zjarr Tv Ad