22-vjeçarja humbi jetën te Infektivi nga Covid-19, me lot në sy babai i saj tregon pengun më të madh

0
195
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 22-vjeçare nga Kolonja humbi jetën pak ditë më parë, pasi ishte infektuar me koronavirus.

Euxhena Jorgji e cila studionte në Universitetin e Tiranës për financë humbi betejën me virusin më datë 6 mars të 2021.

Sipas informacioneve, 22-vjeçarja vuante nga sëmundja autoimune.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, babai i saj, Anesti Jorgji u shpreh i penduar që nuk e dërgoi vajzën e tij në një spital privat që ta shëronte.

Ka patur sëmundje bashkëshoqëruese fatkeqësisht. Fillimet e para kanë qenë kur ajo ka qenë 14 vjeçe, por falë këmbënguljes së saj, Euxhena arriti që t’i mposhte këto.  Ishte një Euxhena e rregullt, e ne menduam se ajo kishte të gjitha mundësitë. Por ja që kjo sëmundje u shfaq sërish në janar, para se të infektoj më Covid. Ka bërë dy tampone që i dolën negativ, PCR ka dalë pozitive herën e dytë. Kam një peng se përse nuk e kurova vajzën në një spital privat për sëmundjen që kishte, e mori Covid, i preu ëndrrat në mes. Nuk dua t’i ndodh askujt kjo që më ndodhi mua. Dua t’i bëj thirrje të gjithëve të kenë kujdes. Unë kam dyshimet e mia, mos vajza ime ishte me Covid që në fillim. Mos vallë ia dha infermierja pa doreza? Mos vallë e mori në banjat e spitalit që e përdorte një pavion i tërë?”, u shpreh ai me lot në sy.

Zjarr Tv Ad