22-vjeçarja nga Kenia u dhunua barbarisht/ Reagon më në fund policia

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar sot për një ngjarje të ndodhur gati 3 muaj më parë, ku një e re nga Kenia u gjet e plagosur dhe aktualisht ndodhet në gjendje kome në spital. Reagimi ka ardhur pas akuzave se policia e ka mbajtur të fshehtë dhe nuk e ka ndjekur ngjarjen për të zbuluar të vërtetën.

Sipas policisë, më datë 14.08.2022, një shtetase nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen J. A., 22 vjeçe, nga Kenia, banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj.

“Në lidhje me këtë rast sqarojmë se Komisariati i Policisë Nr. 1 ka vlerësuar denoncimin e bërë dhe ka reaguar në kohë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, sqarojmë se strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore të deleguara nga Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”.

Vajza me emrin Joy, e cila punonte në një kazino, ndodhet e shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Zjarr Tv Ad