Daçiç tenton të bindë Egjiptin të tërheqë njohjen e Kosovës/Reagon Haradinaj-Stublla

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pasi kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç bisedoi me homologun e tij nga Egjipti, Hanafy El Gebali, në tentim për të siguruar tërheqjen e njohjes së këtij vendi për Kosovën. Haradinaj-Stublla me anë të një postimi në Twitter ka kujtuar një telefonatë me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shoukry.

“Në dritën e përpjekjes së fundit të dështuar të Ivica Daçiqit për të fituar një ‘çnjohje’ të Kosovës ndërsa ‘lobonte’ me premtime të paligjshme për donacione të vjetruara armësh, kujtoj një telefonatë shumë të mirë me ministrin e Jashtëm të Egjiptit një vit më parë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës duhet ta ndjekë rrjedhën e planeve të rezultuara”, shkroi ish-ministrja.

 

Haradinaj-Stublla shkruan se atëherë gjatë telefonatës me kryediplomatin e Egjiptit kishin diskutuar për “modalitetet për të thelluar dhe forcuar lidhjet tona dypalëshe politike dhe diplomatike në të ardhmen e afërt”. Egjipti e ka njohur  pavarësinë e Kosovës në vitin 2013

Zjarr Tv Ad