23-vjeçari humb kontrollin e Benzit dhe lë të vdekur shitësen e perimeve

0
244
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë rrugor ku ka mbetur e vdekur një grua, ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik.

Një mjet tip “Mercedes Benz” ngjyrë i zi me targa AA 517 TB i cili po vinte nga Tirana ka lënë të plagosur rëndë një tregtare ambulante fruta perimesh, e cila shiste në anë të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, e plagosura është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Elbasanit pir ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Sipas dëshmitarëve për JOQ, drejtuesi i mjetit 23-vjeçari me iniciale G.H u përplas me një pemë që ndodhej në të majtë të tij dhe doli nga rruga.

I riu me banim në fshatin Bradashesh nuk ka pësuar lëndime dhe po merret në pyetje nga policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad