40 ditë nga 6 marsi, Basha mesazh: Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, Shqipëria do të mbetet një nga vendet më të korruptuara në botë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha thotë se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, Shqipëria do të mbetet një nga vendet më të korruptuara në botë.

Duke shpërndarë një intervistë të Lidija Prokiç, drejtoreshë e departamentit të Evropës Lindore dhe Juglindore në Transparency Internationalm, e cila shpjegon situatën në vendet e rajonit, Basha thotë se të gjithë janë të bindur për 25 prillin. Demokratët e konsiderojnë “masakër zgjedhore”.

“Ajo që kemi thënë gjatë gjithë kohës, madje edhe më të bindur që nga 25 prilli, tashmë është e qartë për të gjithë. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, Shqipëria do të mbetet një nga vendet më të korruptuara në botë. Zgjedhje të lira duhet të jetë qëllim i gjithë shqiptarëve që ardhmja e tyre të jetë më e mirë”, shkruan Lulzim Basha.

Zjarr Tv Ad