24-vjeçarja në intubim/ Flet e motra: Na ndihmoni, bebi ka mbetur vetëm, shpenzimet në Turqi të shumta…

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xheni Kaba, është 24-vjeçarja e cila gjendet e intubuar prej ditësh. Kjo e fundit ishte shtatëzënë dhe me përkeqësimin e gjendjes, mjekët vendosën që të bëjnë lindje të parakohshme.

Nga dita në ditë, gjendja e saj u përkeqësua dhe aktualisht ndodhet për kurim më të specializuar në Turqi. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, motra e Xhenit, Linda Kaba, ka treguar se gjendja e saj është e mirë, pra ka kaluar rriskun, por bebi ndodhet vetëm në Tiranë i intubuar.

“Gjendja e Xhenit është më mirë se ç’ka qenë në Shqiperi. Pra e ka kaluar gjendjen e rriskut. Bebi lindi shumë mirë, normal që ka lindur para kohe ka qendruar në intubim. Tani nuk është më në intubim, por është në gjendje rreziku për jetën. Xheni tani është duke reaguar edhe pse në intubim. Ne e kemi diskutuar edhe me doktorin, pasi ishte edhe shtatzënë dhe kishim frikën e bebit për ta vaksinuar. Për arsye të bebit, ajo menjanonte çdo lloj medikamenti”.

Sakaq, ajo ka kërkuar ndihmë për motrën, pasi mjekët kanë paralajmëruar se do duhet të qendrojë 60 ditë në Turqi dhe shpenzimet janë të shumta.

“Është një situatë shbumë e vështirë, vetëm aparatura 18 mijë dollar 10 mijë euro charteri, përveç shpenzimeve kërkohen para nga mjekët, pasi doktorët thanë që do rri deri në 60 ditë. Deri tani e kemi përballuar me të gjithë miqtë të afërmit dhe shokët, të cilët i falenderojmë, por do vij një ditë që nuk e di se si do t’ja bëjmë. Do doja të bëja thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen që të na ndihmojnë, të vendosin dorën në zemër, pasi është një Nënë e re që nuk ka mundësi të takojë bebin e saj”.

Zjarr Tv Ad