Pozojnë “selfie” të përqafuar, dy ministrat shpallin fitoren në Dibër: Të lodhur pas ditësh pune intensive

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste kryeson bindshëm në garën për Bashkinë e Dibrës. Rahim Spahiu ka deri tani afërsisht dyfishin e votave që kanë të dy kandidatët e opozitës bashkë. Kjo ka bërë që ministrat socialistë të deleguar në Dibër të shpallin fitoren para numërimit të kutive të fundit.

Belinda Balluku dhe Ulsi Manja kanë publikuar një foto “selfie” dhe të qeshur shkruajnë se dibranët i kanë nderuar me votat e tyre.

“Ndoshta të lodhur pak pas ditësh pune intensive, por me buzëqeshjen që të fal fitorja dhe zemrën plot mirënjohje për dibranët që na nderuar me votën e tyre! Me shokun tim Ulsi Manja në KZAZ 19 në Dibër”, shkruan Balluku dhe ndan foton me kolegun socialist.

Sipas përditësimit të fundit të KQZ, i orës 09.44, janë numëruar 73 kuti nga 101 në total:

Rahim Spahiu 10617 PS
Premtim Kryemadhi 3290 Shtëpia e Lirisë
Luan Haka 3049 PD
Dritan Torba 69 LRE

Zjarr Tv Ad