Dita botërore e Sindromës Down, Këlliçi: Qeveria Rama nuk ka bërë një gramë punë për këta fëmijë, u përjashtuan nga paketa e krizës

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

21 marsi është përcaktuar si Dita botërore e Sindromës Down dhe kryetari i Komisionit të Rithemelimit Belind Këlliçi në statusin e tij në Facebook ka radhitur të gjitha masat që duhen të merren për fëmijët e prekur nga kjo sindromë.

Si fillim, etiketimi fyes “daun” ndaj tjetrit, cilido qoftë, duhet të zhduket nga gjuha e folur dhe e shkruar shqipe, dhe të penalizohe.Të ndalohet menjëherë veçimi i nxënësve me sindromën Down në shkollat tona dhe ulja diskriminuese e tyre në bankat e fundit. Arsimi gjithëpërfshirës është detyrim kushtetues. Prindërit e tjerë nuk kanë asnjë të drejtë të kërkojnë klasa speciale për nxënësit me sindromën Down! Shkolla është e hapur për të gjithë! ’’ shkruan Këlliçi.

Por përveç këtyre masave Këlliçi është shprehur se nuk pret të shikojë ndjeshmëri emocionale nga qeveria Rama, pasi sipas tij kjo qeveri nuk ka bërë një gramë punë në këtë drejtim. Qeveria Rama nuk ka bërë një gramë punë në këtë drejtim. Fëmijët shqiptarë me sindromën Down u përjashtuan nga paketa e krizës. Nuk pres të shoh ndjeshmëri emocionale nga kjo qeveri’ shkruan Këlliçi.

Në fund të statusit të tij deputeti Këlliçi ka falendëruar Zj. Emanuela Zaimi, drejtuesen e organizatës “Down Syndrome Albania”, për kontributin e saj të pashembullt që ajo ka dhënë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me sindromën Down.

Statusi i plotë:

Dita Botërore e Sindromës Down është caktuar në ditën e 21-të të muajit të tretë të vitit, si simbolikë e trefishimit (trizomisë) të kromozomit të 21-të, me të cilin lindin fëmijët me sindromën Down.

Si fillim, etiketimi fyes “daun” ndaj tjetrit, cilido qoftë, duhet të zhduket nga gjuha e folur dhe e shkruar shqipe, dhe të penalizohet. Të ndalohet menjëherë veçimi i nxënësve me sindromën Down në shkollat tona dhe ulja diskriminuese e tyre në bankat e fundit!

Qeveria të parashikojë mbështetje financiare për mësuesit ndihmës dhe trajnimin e tyre. Arsimi gjithëpërfshirës është detyrim kushtetues. Prindërit e tjerë nuk kanë asnjë të drejtë të kërkojnë klasa speciale për nxënësit me sindromën Down!

Shkolla është e hapur për të gjithë!

Qeveria Rama nuk ka bërë një gramë punë në këtë drejtim. Fëmijët shqiptarë me sindromën Down u përjashtuan nga paketa e krizës. Nuk pres të shoh ndjeshmëri emocionale nga kjo qeveri. Së fundmi, dëshiroj të falenderoj publikisht Zj. Emanuela Zaimi, drejtuesen e organizatës “Down Syndrome Albania”, për kontributin e saj të pashembullt në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me sindromën Down.

Zjarr Tv Ad