246 studentë ekselentë aplikojnë për t’u bërë Oficerë të Hetimit të Krimit

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Plot 246 studentë me rezultate të larta, në një nga tre degët Ekonomik, Juridik apo Teknologji Informacioni kanë aplikuar për 100 vende, për t’u bërë Oficerë të Hetimit të Krimit.

Njoftimi është dhënë nga Policia e Shtetit, e cila hapi aplikimet për studentët ekselentë në një nga tre degët e mësipërme, e cila punon edhe për përzgjedhjen me barazi të 100 kandidatëve.

Aplikimet u bënë pranë Drejtorive Vendore, Komisariateve të Policisë, si dhe përmes aplikimit online në Akademinë e Sigurisë.

Aplikimet janë mbyllur mbrëmjen e djeshme dhe plot 246 studentë, të cilët iu përgjigjën thirrjes së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për të dhënë kontributin në rritjen e parametrave të sigurisë dhe rritjen e cilësisë së luftës kundër krimit ekonomik e financiar, pastrimit të parave dhe krimit kibernetik.

Pas verifikimit të dokumentacionit nga burimet njerëzore të DVP-ve, aplikantët që do rezultojnë se plotësojnë kushtet do vijojnë me procedurat e tjera të përzgjedhjes, atë të testimit të gjuhës angleze dhe më pas me kontrollin mjekësor.

Zjarr Tv Ad